SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË
Siguria dhe shëndeti në punë - Prioriteti ynë kryesor
Agjencia e Shëndetit Barleti është qendra juaj e besuar për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës. Me një qasje profesionale dhe përvojë të gjatë në fushën e mjekësisë së punës, ne ndihmojmë bizneset dhe institucionet në Shqipëri të përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Misioni ynë është të promovojmë dhe të mbrojmë mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të punonjësve në të gjitha profesionet. Duke ofruar shërbime të personalizuara dhe të standardizuara, ne punojmë për të reduktuar rreziqet në vendin e punës, për të parandaluar sëmundjet profesionale dhe për të mbajtur punonjësit tuaj të shëndetshëm dhe produktivë.
Pse të zgjidhni Agjencinë e Shëndetit Barleti?
- Jemi lider në mjekësinë e punës në Shqipëri, duke ofruar shërbime të certifikuara sipas standardeve ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001.
- Kemi bashkëpunime të suksesshme me kompani të ndryshme dhe prestigjioze kombëtare.
- Ofrojmë zgjidhje të personalizuara dhe fleksibël për çdo kategori pune, nga rreziqet më të ulëta deri te ato më të larta.
- Ndihmojmë klientët tanë të rrisin sigurinë, të përmirësojnë produktivitetin dhe të reduktojnë përgjegjësinë ligjore.
Ne jemi këtu për të ndihmuar kompaninë tuaj të ndërtojë një vend pune më të sigurt dhe të shëndetshëm për çdo punonjës.
Shërbime të Personalizuara për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë
Në Agjencinë e Shëndetit Barleti, ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për të mbështetur bizneset dhe institucionet në përmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore dhe për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve.
Shërbime Bazë
Kontroll Mjekësor Bazë
Vlerësim i përgjithshëm shëndetësor për çdo punonjës.
Raporti i Kontrollit Shëndetësor
Dokumentacion profesional që siguron pajtimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve me detyrat që kryejnë.
Kartela e Shëndetit
Dokumentim i detajuar i gjendjes shëndetësore të punonjësve, sipas kërkesave ligjore.
Deklarata për Gjendjen Shëndetësore dhe Punën
Rekomandime specifike për punëdhënësit për të siguruar përshtatjen e punonjësve me kërkesat e vendit të punës.
Shërbime të Avancuara
Ekzaminime Mjekësore Profesionale Vlerësime të specializuara për punonjës të ekspozuar ndaj faktorëve të riskut në vendin e punës.
Kontrolle dhe Check-Up në Vendin e Punës
Me anë të poliklinikës sonë, ofrojmë:
- Grafi pulmonare dhe vertebrale
- Analiza klinike dhe biokimike
- Eko abdominale, kardiologjike dhe gjinekologjike
- Konsulta me specialistë si kardiolog, neurolog, ortoped etj.
Shërbime të Veçanta
Dokumenti i Vlerësimit të Riskut Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve në vendin e punës.
Rekomandime për Mbrojtjen në Punë
Sugjerime mbi masat mbrojtëse kolektive dhe individuale për ruajtjen e shëndetit të punonjësve.
Shërbimi i Mjekut të Punës
Mbikëqyrje profesionale për mirëqenien dhe sigurinë e punonjësve, në përputhje me ligjet dhe standardet në fuqi.
Ne ofrojmë gjithçka që ju nevojitet për të mbajtur vendin tuaj të punës të sigurt, të shëndetshëm dhe në përputhje me legjislacionin. Për ne, siguria dhe mirëqenia e punonjësve tuaj është prioritet!
Avantazhet e Agjencisë së Shëndetit Barleti:
Shërbime të certifikuara dhe të standardizuara sipas kërkesave më të larta ndërkombëtare.
Qasje gjithëpërfshirëse për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit të punonjësve.
Shërbime të disponueshme kudo në vend, pavarësisht nga largësia ose kompleksiteti i nevojave tuaja.
Garancia jonë për kujdes profesional është që të gjithë punonjësit tuaj të jenë të sigurt, të shëndetshëm dhe produktivë.
LEGJISLACIONI
Bazuar në Ligjin nr. 10237 “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”, çdo punëdhënës, publik apo privat, vendas apo i huaj, ka detyrimin ligjor për t’i ofruar çdo punonjësi shërbimin e mjekut të punës. Sipas Nenit 23, pika 1, punëdhënësi është i detyruar të sigurojë mbulimin me shërbim mjekësor të përshtatshëm për rreziqet që paraqet vendi i punës.
Agjencia e Shëndetit Barleti respekton këtë legjislacion duke ofruar shërbime të personalizuara dhe të standardizuara për të ndihmuar bizneset të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe për të mbrojtur mirëqenien e punonjësve.
- Raporti i dokumentit të vlerësimit të riskut sipas (ligjit 10 237 dt 18/02/2010), duke i bashkëngjitur vlerësimin e rreziqeve specifike.
- Fletore e instruktimit periodik.
- Planet e evakuimit.
- Plani i menaxhimit të emergjencave.
- Politikat e HSE.
- Përcaktimi dhe dorëzimi në formë dixhitale i sinjalistikës.
- Dorëzimi i formularëve dhe regjistrave HSE.
- Informimi i punëtorëve.
- Këshilli i sigurisë.
- Regjistri i aksidenteve në punë.
- Informimi i punëtorëve për Njoftimin, Hetimin, Regjistrimin dhe Raportimin e Ngjarjeve dhe aksidenteve në punë. (sipas Kreut V të Ligjit Nr. 10 237 dt. 18/02/2010 dhe VKM nr. 312 dt. 05/05/2010 aneksi III).
- Regjistri i dorëzimit të PMI (Paisjet Mbrojtëse Intividuale).
- Plani i menaxhimit të emergjencave, Menaxhimi i emergjencave dhe planit të evakuimit (Ligj Nr.10 237 dt. 18/02/2010).
- Plani operativ i sigurisë (VKM nr.312, datë 05/05/2010 neni 2, shkronja j)
- Plani i sigurisë dhe koordinimi. (VKM nr.312, datë 05/05/2010, neni 11,aneksi VI, seksioni 1).
- Zgjedhja e personit përgjegjës për sigurinë. (VKM nr.107 dt.09/02/2011)
- Mbrojtjen nga zjarri.
- Mjekësia e punës dhe mjekut kompetent.
- Siguria dhe shëndeti i secilit prej nesh në ambientet e punës janë prioritet!
- LIGJ Nr. 10 237, datë 18.2.2010 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË
- VKM Nr 312, datë 5.5.2010, për miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”
- VKM Nr. 1012, datë 10.12.2010 për miratimin e Rregullores “Për sinjalet në kantier dhe vendin e punës”.
- VKM Nr.107, datë 09.02.2011“ Për përbërjen, rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Përfaqësuesit të Punëmarrësve’’
- VKM Nr.108 datë 09.02.2011“Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë’’
- VKM Nr. 562, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Përdorimin e Pajisjeve të Punës në Vendin e Punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2007/104/KE te BE- se).
- VKM Nr. 563, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale në Vendin e Punës”( kjo VKM ka transpozuar direktiven 89/656/ KEE te BE-se).
- VKM Nr. 564, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Vendin e Punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 89/654/KEE te BE-se).
- VKM Nr. 520, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me kancerogjenët dhe mutagjenët në punë” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2004/37/ KE te BE-se).
- VKM Nr. 521, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për punën me pajisje me ekran shfaqës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 90/270/KEE te BE-se).
- VKM Nr. 522, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me agjentët kimikë në punë” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 98/24/KE te BE-se).
- VKM Nr. 523, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për mbrojtjen e punëmarrësve lidhur me punën e krahut me ngarkesa” dhe shfuqizimin e paragrafit 15.1 deri 15.10, të Shtojcës V, të VKM Nr. 312, datë 5.5.2010, të “Për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier” ”( kjo VKM ka transpozuar direktiven 90/269/KEE te BE-se).
- VKM Nr. 550, datë 27.8.2014 për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2000/54/KE te BE-se).
- VKM Nr. 841, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me dridhjen mekanike në vendin e punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2002/44/KE te BE-se).
- VKM Nr. 842, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me zhurmën në vendin e punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2003/10/KE te BE-se).
- VKM Nr. 844, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin jojonizues në vendin e punës” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 2004/40/KE te BE-se).
- VKM Nr. 843, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin optik në vendin e punës”.(kjo VKM ka transpozuar direktiven 2013/35/KE te BE-se).
- VKM Nr. 632, datë 15.7.2015 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin nr. 108, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”.
- VKM Nr. 384, datë 6.5.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve në risk nga atmosferat shpërthyese” ( kjo VKM ka transpozuar direktiven 1999/92/ KE te BE-se).
- VKM Nr. 634, datë 15.7.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për prezantimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja”.
- VKM Nr.709, datë 26.8.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe të shëndetit në punë në bordin e mjeteve lundruese të peshkimit”( kjo VKM ka transpozuar direktiven 93/103/EEC te BE-se).
- VKM Nr. 969, datë 2.12.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit të punëmarrësve në industritë minerare nxjerrëse, sipërfaqësore dhe nëntokësore”(kjo VKM ka transpozuar direktiven 92/104/EEC te BE-se).
- VKM Nr.484 datë 29.6.2016 “Për miratimin e rregullores për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me asbestin në vendin e punës” (kjo VKM ka transpozuar direktiven 2009/148 / EC te BE-se).
- VKM nr 108, date 15.02.2017 “Për Miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e fëmijëve në punë” (kjo VKM ka transpozuar direktiven 94/33/EC te BE-se).
- VKM Nr. 594, datë 01.07.2015 “Për Miratimin e listës së sëmundjeve profesionale”.
- VKM Nr. 639 datë 07.09.2016 “Për rregullat, procedurat dhe llojet e testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës që kryejnë punëmarrësit, si dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit mjekësor në punë”.
-
Ligjet, VKM-të dhe rregulloret e Inspektimit ne Pune
- Ligji Nr. 10433 datë 16.06.2011 “Për inspektimin në RSH”
- Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995” Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Ligji Nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për Inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, i ndryshuar.
- Ligji i Nr. 10237, datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.
- Ligji “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.