E përshtatshme për nënat që kërkojnë ndihmë bazë dhe kontroll shëndetësor pas lindjes.
Përfshin:
• Një vizitë mjekësore për nënën dhe foshnjën (kontroll i përgjithshëm i shëndetit).
• Shërbime infermieror/mami për:
- Matjen e parametrave të nënës (tensioni i gjakut, pulsimi, etj.).
- Kontroll i plagës nga lindja (nëse ka).
Këshillim për ushqyerjen me gji dhe trajtimin e mastitit ose çështjeve të tjera të gjirit.
• Monitorimi i foshnjës për peshë, rritje dhe shenjat vitale.
• Konsultë për këshilla praktike për kujdesin ndaj foshnjës (larja, ushqimi, ndërrimi i pelenave).
E përshtatshme për nënat që kërkojnë mbështetje më të thelluar dhe ndihmë për sfidat e para të mëmësisë.
Përfshin:
• Vizita mjekësore dy herë në muaj për nënën dhe foshnjën.
• Shërbime infermierore për:
- Kujdes për plagët nga lindja (nëse ka qenë lindje cezariane ose me ndërhyrje).
- Monitorim të parametrave shëndetësorë të nënës (p.sh. rikuperimi pas anemisë ose gjakderdhjes).
• Këshillim nga një konsulent laktacioni (2 herë në muaj).
• Mbështetje për ushqyerjen e foshnjës.
• Ushtrime të lehta për rikuperimin fizik të nënës (me fizioterapist).
• Monitorim i detajuar i zhvillimit të foshnjës (peshë, gjatësi, lëvizje, dhe ushqim).
• Këshillim psikosocial për të përballuar ndryshimet emocionale të paslindjes.
E përshtatshme për nënat dhe foshnjat që kërkojnë një shërbim gjithëpërfshirës dhe mbështetje të personalizuar.
Përfshin:
• Vizita mjekësore 1 herë në javë për nënën dhe foshnjën.
• Shërbime infermierore të përditshme për:
- Kujdes për plagën (nëse ka qenë lindje cezariane).
- Mbështetje për higjienën personale të nënës dhe foshnjës.
• Konsultime të rregullta me konsulent laktacioni për problemet e ushqyerjes me gji.
• Fizioterapi postnatale për rikuperimin e trupit të nënës (2 herë në javë).
• Masazhe relaksuese për nënën për të reduktuar stresin dhe përmirësuar gjendjen fizike.
• Shërbime për mirëqenien e foshnjës:
- Masazhi i foshnjës (1 herë në javë).
- Vëzhgimi i zhvillimit fizik dhe neurologjik.
• Këshillim psikosocial për nënën dhe familjen (1 seancë në javë).
• Ushqime të personalizuara për rikuperimin pas lindjes (plan i krijuar nga dietologu)