Laborator – Analiza Mjekësore në Shtëpi

Të gjitha analizat që ju nevojiten, pa lënë komoditetin e shtëpisë suaj.

Shërbimi ynë i analizave mjekësore në shtëpi është krijuar për t’i dhënë pacientëve akses të lehtë, të sigurt dhe të shpejtë në ekzaminime laboratorike pa pasur nevojë për pritje apo udhëtime të lodhshme. Mostrat merren nga profesionistët tanë në shtëpinë tuaj dhe analizohen në laboratorë të licencuar sipas standardeve më të larta.

Çfarë përfshin ky shërbim?

Marrje e mostrës në shtëpi nga infermierë të trajnuar
Siguri, higjienë dhe profesionalizëm në çdo vizitë.

Analiza laboratorike bazë dhe të avancuara, si:

  • Hemogram i plotë
  • Glukozë dhe HbA1c
  • Profil lipidik
  • Teste për funksionin e mëlçisë dhe veshkave
  • Koagulim (INR, PT, aPTT)
  • Teste të infeksioneve dhe analizë urinë
  • Markues inflamatorë (CRP, ESR)
  • Hormone (TSH, FT4, Vitamina D, etj.)

Testime të përshtatura për pacientë të moshuar dhe kronikë

Rezultatet dërgohen elektronikisht ose në format të printuar në shtëpi

Konsultë mjekësore për interpretimin e rezultateve, nëse kërkohet.

Lista e plote e analizave

Kujt i shërben ky shërbim?

  • Të moshuarve që kanë vështirësi në lëvizje
  • Pacientëve kronikë që kërkojnë monitorim periodik
  • Familjeve që duan kujdes të personalizuar në kushte shtëpie
  • Pacientëve pas operacioneve apo në kujdes paliativ

Shërbimi ofrohet me orar të përshtatshëm për ju dhe sipas planit të kujdesit individual.

Na kontaktoni për të rezervuar analizat tuaja mjekësore në shtëpi.

Kujdes i saktë. Pa stres. Pa radhë.