Ambulanca

Model yne ambulator synon të lehtësojë aksesin në shërbimet mjekësore bazë dhe infermierore për banorët, pa pasur nevojë për udhëtime në spitale apo për të pritur për takime të planifikuara. Fokusi ynë është parandalimi, ndërhyrja e hershme dhe ndjekja periodike, veçanërisht për grupe vulnerabël si të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike, familjet me fëmijë të vegjël dhe personat në nevojë për ndihmë psikosociale. Me një staf të kualifikuar dhe një qasje njerëzore, Ambulanca Barleti ofron një standard të ri të kujdesit shëndetësor në komunitet: më pranë, më lehtë, më njerëzisht.
Nuk trajtojmë emergjenca që rrezikojnë jetën.
Për urgjenca jetike, kontaktoni numrin 127 ose paraqituni në spital.
Shërbimet bazë
- Konsultë me mjekun e përgjithshëm
- Vizita për fëmijë, të moshuar dhe grupe specifike
- Kontroll i parametrave jetikë (tensioni, temperatura, oksigjeni, glicemia)
- Menaxhim i sëmundjeve të zakonshme (infeksione, viroza, lëndime të lehta)
- Ndjekje për pacientë kronikë
- Injektime dhe infuzione
- Ndërrim fashash dhe plagë
- Terapia me injeksione për sëmundje kronike
- Edukim për vetëkujdesin në sëmundjet kronike
- Analiza laboratorike (gjak, urinë, CRP, glicemi)
- Elektrokardiogram (EKG) – në vend
- Referim për imazheri të avancuar
- Konsulta me psikolog për stres, ankth, lodhje profesionale
- Mbështetje emocionale për të moshuar dhe persona të izoluar
- Këshillim për menaxhimin e rutinës dhe mirëqenien psikologjike
- Këshillim për vaksinim, ushqyerje dhe higjienë
- Informim për sëmundje sezonale dhe menaxhimin në kushtet e shtëpisë
- Fletëpalosje, postera dhe mini-evente në komunitet
Në lagjen tuaj – pa udhëtime të panevojshme, pa pritje
- Orar i zgjatur dhe fleksibël, në funksion të nevojave reale të banorëve
- Personel i kualifikuar: mjek familjar, infermier, dhe në raste të veçanta – ndihmë për referim